E ashtuquajtura organizata “Syri i Popullit” ka marrë përgjegjësinë për aktin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi.
Përmes një komunikate për media kjo organizatë e ka quajtur Vllasin gjakpirës antishqiptar i cili ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare.
Në komunikatë thuhet se lidershpi shqiptar është i lidhur ngushtë me shërbime antishqiptare të shteteve evropiane dhe se do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që sipas kësaj organizate kanë marrë votën e popullit dhe asgjë më shumë.
Komunikata e plotë e të ashtuquajturës organizata ‘Syri i Visionit’
Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjesinë për plagosjen e titistit, Azem Vllasi! Ky gjakpirës antishqiptar ka qene një murtajë e vërtetë për shqiptarët e Kosovës që ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare.
Duke e ditur se «Udhëheqësit» e këtyre tri luftërave, bënë puç në mekanizmin Politiko-ushtarak, dhe nuk do ta zgjidhin drejtë çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor;
Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i lidhur ngusht me shërbimet antishqiptare të shteteteve europiane, Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i zhytur deri në fytë me korrupsion dhe me krimë të organizuar;
Duke e ditur se këto dy kategori të «politikanëve» nuk e zgjidhin drejtë çështjen shqiptare, nga gjyri i popullit, janë bashkuar më 28.Nëntor 2001 shumë Avni Rrustema (Avni Rrustemi ishte një hero i popullit shqiptar që ka vrarë 1920 tradhtarin Esat Pashë Toptana, i cili ishte i lidhur me Serbinë) për ta vrarë tradhëtinë, Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruamerret mbi gjithë ata që në emër të lufterave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë.
Ka qenë imperativ i kohës dhe domosdoshmëri e krijimit të këtij mekanizmi, Pararojë e popullit liridashës shqiptar të shumë vuajtur ndër shekuj prej shumë pushtuesëve.
Avni Rrustemat, janë gjallë dhe çdo herë dhe çdo kund do të goditet tradhtia!
SHTABI OPERATIV I ORGANIZATES “SYRI I POPULLIT”
Ka qenë imperativ i kohës dhe domosdoshmëri e krijimit të këtij mekanizmi, Pararojë e popullit liridashës shqiptar të shumë vuajtur ndër shekuj prej shumë pushtuesëve.
Avni Rrustemat, janë gjallë dhe çdo herë dhe çdo kund do të goditet tradhtia!
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...