Histori na ka vërtetuar që gjithmonë studentët kanë qenë ata që i kanë bërë ndryshimet më të mëdha historike, qoftë në letërsi, qoftë në kulturë apo shkencë.
Me afrimin e zgjedhjeve studentorë në Universitetin e Prishtinës , Organizata studentore “ Iniciativa Studentore Progresi“ që mban numrin 13 kërkon votën e studentëve që të mund të punojë për vet studentët.
Ky është programi i plot :
Organizata studentore “ Iniciativa Studentore Progresi “
Plan-Programi për zgjedhjet studentore që do të mbahen më 15 Maj, 2018
Organizata Studentore është organizatë vetëqeverisëse që përbëhet nga studentët dhe për studentët e Universitetit të Prishtinës. Organizata do të punojë për përmirësimin e jetës studentore në Universitetin e Prishtinës dhe do të shërbejë si instrument që në mënyrë kolektive do të ndikojë në vendimet që lidhen me interesat e studentëve. Kjo organizatë e përmban një program mjaft konkret me të cilin do të konkurrojë në zgjedhjet studentore që do të mbahen në Universitetin e Prishtinës.
1) Mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të studentëve.
2) Të ndikojmë në mënyrë progresive në standardin e mësim-nxënies së studentëve.
3) Të promovojmë harmoni te përgjithshme brenda studentëve dhe fakulteteve.
4) Ngritje te cilësisë së arsimimit: në teknologji dhe literaturë.
5) Krijim te mundësive për promovimin e aftësive personale të studentëve në fusha të ndryshme.
6) Të zhvillojë marrëdhënie pozitive dhe të bashkëpunojë parimisht me organizatat e tjera studentore në vend dhe jashtë vendit.
7) Të promovojë dhe monitorojë aktivitete studentore, nga të cilat përfitojnë studentët.
8 ) Zbritje të tolerancës në afatet e pranimit të studentëve dhe përmirësimin të theksuar në kriteret e vlerësimit.
9) Krijimin e një organi të veçantë brenda çdo Fakulteti që merret me të drejtat e studentëve, funksioni i këtij organi te jetë i ngjashëm me atë të Avokatit të Popullit.
10) Stimulimi i studenteve me anë të konkurseve, prej të cilave studentët do të përfitonin intelektualisht dhe materialisht.
11) Të ndikojmë në largimin e tërësishëm të ndikimit të politikës në institucionin më të lartë arsimor në vend.
12) Organizimin e aktiviteteve të ndryshme edukative, kulturore dhe sportive, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të relaksohen nga obligimet e përditshme mësimore.
13) Shpërndarje të rregullt të fondeve që fitohen nga institucionet e vendit dhe ato të huaja, në të mirë të studentëve dhe të Universitetit të Prishtinës.
14) Organizata angazhohet për te drejtat e studentëve pa dallim të moshës, gjinisë, fesë, ngjyrës, gjendjes ekonomike, prejardhjes krahinore, përkatësisë etnike dhe bindjeve politike.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe