Lëvizja Studentore për Barazi – “Studim Kritikë Veprim” në Universitetin e Mitrovicës organizoi një aksion simbolik për të kundërshtuar, sikur thuhet, “vazhdën e rehatimit të familjarëve të pushtetarëve në institucionet publike”.
Kjo organizatë studentore e afërt me Vetëvendosjen konsideron se me zgjedhjen e gruas së presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi, prodekane në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, vazhdohet shfrytëzimi i shtetit për të përfituar prona, e për të rehatuar familjarë.Gjatë kohës sa aktivistët po vendosnin parullat me mbishkrimet “Lume-t na për PISA”, “Familja-Prona-Shteti-Lumnije Thaçi”. Policia e Kosovës ndërhyri me sprej lotsjellës ndaj aktivistëve duke i lënduar studentët Behar Hasani, Berna Ramaxhiku, Ilir Zeneli dhe Valton Peci, të cilët u shoqëruan në spitalin rajonal.“Përveç sprejit Policia përdori edhe dhunë fizike ndaj aktivistëve duke i tërhequr zvarrë dhe dhunshëm i arrestoi disa prej tyre”, thuhet në njoftimin dërguar medieve nga kjo organizatë.Aktivistët e arrestuar janë:
Rejhan Fejza,
Dren Gashi,
Fatlum Murseli,
Shkëlqim Salihu,
Enis Shartari,
Arbër Zeneli dhe
Egzon Mehmeti.SKV dënon dhunën e përdorur ndaj aktivistëve të tyre dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të studentëve të arrestuar.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...