Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! ka prezantuar sot platformën online “Deklarimi i pasurisë”.
“Deklarimi i pasurisë” është mjet online i cili funksionon në kuadër të “Open Data and Statistical Visualization” dhe ka për qëllim që të ofrojë përdorim të hapur dhe lehtë të qasshëm për hulumtues, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarë si dhe të interesuar të tjerë mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë. Të dhënat e publikuara japin një përfytyrim të problematikave që e përcjellin këtë proces, parë nga dimensionet e luftës kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.
Platforma online përfshin regjistrin e pasurisë së 71 zyrtarëve publik.
“Në këtë databazë është përshirë analizimi i regjistrave të pasurisë për 71 zyrtarë publik të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010. Për konsideratë janë marrë individë me ndikim të madh në sferën institucionale dhe publike, kryetarë të partive, deputetë të disa legjislaturave me radhë, drejtorë prokurimi në dikasterët qeveritar që kanë pasur buxhet më të lartë, drejtorë ekzekutiv në kompanitë publike dhe kryetarë komunash. Problemet e gjetura në regjistrat e pasurisë janë klasifikuar në 21 problematika që lidhen me pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme, të hyrat, paratë e gatshme si dhe paraqitja e bizneseve apo aksioneve. Të dhënat e vizuelizuara janë të ndara në pesë kategoritë kryesore të regjistrave të deklarimit, ku për secilën kategori janë paraqitur problematikat e gjetura me rastet individuale për çdo zyrtar. Për secilën problematikë tregohet numri i rasteve të gjetura dhe përshkrimi për secilin rast së bashku me regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve. Gjithashtu në platformën online është edhe lista e të gjithë zyrtarëve të shqyrtuar ku për secilin nga ta janë të përmbledhura detaje nga regjistrat dhe të gjeturat e hulumtimit”, shkruan në komunikatë për media.
Po ashtu sipas njoftimit qëllimi kryesor i procesit të deklarimit të pasurisë është të identifikohen rastet e krijimit të pasurive të jashtëligjshme nga zyrtarët e lartë publikë. Problematikat e identifikuara dhe paraqitja jo e saktë e të dhënave pamundëson vërtetësinë e krijimit të pasurive të reja.
“Ky fenomen nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveçse në tri rrafshe:
Kjo platformë është mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)”, thekson njoftimi./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...