Të gjitha orët e humbura si shkak i grevës së mësimdhënësve nuk do të zëvendësohen. Madje nuk do të jetë vetëm greva formë e shprehjes së pakënaqësisë së mësimdhënësve.
Ditëve në vijim, SBASHK ka paralajmëruar edhe protesta. Ndërsa, Federata Sindikale e Shëndetësisë ka pezulluar grevën deri në miratimin e ligjit më 31 janar. Ata kanë kritikuar sindikatat tjera në Kosovë.
Mësimdhënësit në Kosovë nesër hyjnë në javën e dytë të grevës. Ani pse të njëjtit çdo ditë shkojnë në shkollë, ata nuk takohen me nxënësit e tyre për të zhvilluar orët mësimore. E një gjë e tillë, siç duket do të vazhdoi me ditë të tëra.
Menaxheri për financa në SBAShK, Ymer Ymeri, ka thënë se në rast se institucionet e vendit nuk reflektojnë ndaj kërkesave të tyre, ata do të organizojnë edhe protesta. Ymeri mes tjerash ka përmendur edhe një formë tjetër të presionit. Ai tha se nëse nuk reflektojnë institucionet ndaj kërkesave të tyre, do të kërkojnë mbështetje nga Sindikata Botërore e Arsimit dhe Sindikata e Arsimit në Evropë. Duke i ftuar kështu që edhe ata të marrin pjesë në protestat që do t’i organizojnë.
Ai tha se nuk kanë pasur ofertë konkrete, ani pse kanë pasur takime me zyrtarë të institucioneve. Gjasat për reflektim janë minimale, sepse siç tha ai vullneti nuk ekziston nga ana e tyre.
Deklaratat e djeshme të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, sa i përket kësaj greve, Ymer Ymeri i ka quajtur qesharake. E si shkak i këtyre grevave, nxënësit tash e sa ditë po humbin shumë orë mësimore. Pavarësisht kësaj, Ymeri thotë se të njëjtat nuk do të zëvendësohen.
Është provuar të merret përgjigje nga këshilltari politikë në MASHT, Valmir Gashi, në lidhje me këtë grevë, mirëpo, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Megjithatë, këtë grevë nuk po e përkrahin, sindikalistë të tjerë. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se grevat e shëndetësisë janë pezulluar.Ai tha se grevat e shëndetësisë i pësojnë më së shumti pacientët.
Ditë më parë edhe Sindikata e pavarur e Doganës kishte kërkuar masa të menjëhershme të rritjes së koeficientit në draft ligjin e pagave, në të kundërtën sipas tyre do të ndërmarrin veprime të tjera për realizimin e kërkesave të punëtoreve.
Ata kanë mohuar të flasin, ngase gjatë javës së ardhshme do të konkretizojnë kërkesat e tyre, dhe do të flasin për media.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...