Organizata për Cilësinë në Arsim (ORCA) ka mbajtur sot një aktivitet ku ka shpalosur informacione për rastin e profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të denoncuar si “Supermenë” për numrin e madh të botimeve në revista me cilësi të dobët, shkruan arbresh.info
Rron Gjinovci, përfaqësuesi i ORCA-së, tha se ata si organizatë punimet e publikuara nga profesorët ne disa revista, i kanë konsideruar si të dyshimta.
“ORCA mu në këtë vend vitin e kaluar ka denoncuar 8 profesorë të Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike të cilët u avancuan në titullin e profesorit të rregullt, titullin më të lartë akademik në vendin tonë.
ORCA pati argumentuar se punimet që janë marrë parasysh për avancimin e tyre nuk janë publikuar në revista kredibile, pasi të 8 profesorët kishin publikuar nga 7 deri në 19 punime brenda një periudhe 1 vjeçare e gjysmë. Kjo është e pamundur për faktin se, një profesor i Inxhinierisë Mekanike në Norvegji arrin të publikoj 0.96 punime, pra asnjë punim të plotë. Për këtë arsye ne vendosëm t’i konsiderojmë supremen profesorët tanë” tha Gjinovci
Përfaqësuesi i ORCA-së gjithashtu tha se pas një analize profesionale të ndihmuar nga eksperti Jeffery Beall, kanë ardhur në përfundim se këto revista ndjekin praktika të dyshimta.
“Shumica e këtyre punimeve janë publikuar për të cilat ORCA pati dyshime, sapo pa raportet e vlerësimit të profesorëve, pas një analizë profesionale të ndihmuar nga eksperti me famë botërore, Jeffery Beall, ORCA erdhi në përfundim se revistat ndjekin praktika të dyshimta” tha Gjinovci
Gjithashtu nga kjo organizatë kanë publikuar edhe emrat e profesorëve për të cilët ata pretendojnë se janë avancuar në mënyrë jomeritore në titullin e profesorit të rregullt, ku edhe kanë fituar kontratë të përhershme pune.
Ahmet Shala – Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profesor dhe senator në UP
Ramë Likaj – Këshilltar për arsim i kryeministrit aktual, profesor dhe senator në UP
Azem Kyçyku – profesor në UP
Mirlind Bruçi – profesor në UP
Naser Lajqi – profesor në UP
Nexhat Qehaja – profesor në UP
Rexhep Selimaj – profesor në UP
Xhevat Berisha – profesor në UP
Pas gjetjes dhe publikimit të këtyre fakteve, organizata ORCA pret nga Këshilli i Etikës që t’i rekomandojë Senatit heqjen e titujve të fituar dhe marrjen e masave ndaj profesorëve, siç i quanin ata jomeritorë/arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...