ORCA lavdëron vendimin e sotëm të Senatit të UP-së i cili përjashtoi revistën mashtruese International Journal of Research in Business and Social Science nga procesi i avancimeve.
Javë më parë ORCA në bashkëpunim me kandidaten për professor asistent në Fakultetin Ekonomik Albana Berisha-Qehaja ka denoncuar publikisht revistën si mashtruese dhe i ka kërkuar Senatit të UP-së që ta përjashtojë këtë revistë na procesi i avancimeve. ORCA përgëzon menaxhmentin për propozimin e vendimit në Senat dhe Senatin për vendimin e marrë me shumicë masive votash. Ndërkaq, dënojmë qëndrimin destruktiv të dekanit të Fakultetit Ekonomik But Dedaj dhe votën e tij të vetme kundër këtij vendimi. Ritheksojmë se ky dekan është në process të avancimeve dhe e ka një punim të publikuar në këtë revistë tashmë zyrarisht mashtruese.
I rikujtojmë publikut se kjo revistë kishte publikuar punimin e personit fiktiv Andrra Qielli nga universiteti inekzistent Triumph University në Tiranë.
ORCA mbetet e përkushtuar në demaskimin e mashtrimeve akademike dhe fton të gjithë ata që kanë prova të mashtrimit akademik t’i zbulojnë në publik ato. /arbresh.info/
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...