Një ditë pas denoncimit të parë publik të një rektori të UP-së ndaj një profesori plagjiator të UP-së, stafi i ORCA-s dhe rektorati i UP-së (që për dy vite u angazhuan për ruajtjen e integritetit akademik), realizuan një foto të përbashkët për ta shënuar këtë ngjarje me rëndësi për integritetin akademik në përgjithësi e Universitetin e Prishtinës në veçanti.
Më 15 tetor 2018, pra para 4 vitesh, pikërisht në të njëjtin vend ku u bë fotoja e sotme, aktivistët Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi patën mbajtë konferencë për shtyp ku i patën drejtuar një kërkesë formale rektorit të atëhershëm Marjan Dema, që ta dërgojë Selim Bezerajn në Këshillin e Etikës për plagjiaturën e publikuar të tij.
Ai nuk u dërgua kurrë në Këshill të Etikës. Plagjiatori Selim Bezeraj para 4 vitesh ishte veç një profesor, sot ai është anëtari më i votuar i Këshillit Drejtues nga Senati i UP-së. Megjithatë, sot pas 4 vitesh, rektori pasardhës Naser Sahiti e dërgoi në Këshill të Etikës plagjiatorin Selim Bezeraj.
Ky është moment historik për integritetin akademik. Rektori i UP-së, dërgon rast për plagjiaturë në Këshillin e Etikës. Dhe jo këdo, por anëtarin më të votuar të Senatit në Këshillin Drejtues të UP-së.
Ndërkohë, sot në orën 2 mblidhet Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e rektorit.
Këshilli Drejtues përbëhet prej 9 anëtarëve, 4 të dërguar nga Ministria dhe 5 nga Senati i UP-së. 5 anëtarët e Senatit e kanë filluar mandatin e tyre para 20 ditësh, më 1 tetor. Në mesin e 5 anëtarëve të dërguar nga Senati më të votuarit e tyre kanë qenë plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi. Për ta shkarkuar rektorin duhen 6 vota.
Pra, as përfaqësuesit e Senatit as ata të Ministrisë nuk mund ta bëjnë këtë pa një bashkëpunim. Kjo tregon që përfaqësuesit e Ministrisë në krye me Altin Sahitin që edhe e drejton këtë Këshill, kanë bërë pakt me selimët dhe rifatët për ta shkarkuar rektorin që denoncon publikisht plagjiaturën.
Sot ndahen ata që janë kundër plagjiaturës me ata që nuk janë.
ORCA rreshtohet kundër plagjiaturës. Ne jemi kundër plagjiaturës, ata nuk janë, thuhet në komunikatën e tyre. /arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...