Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) shpreh shqetësimin e saj për dështimin e zgjedhjes së bordit të Agjencisë së Akreditimit.
Në njoftim thuhet se ORCA e denoncon dështimin e procesit 5-mujor të zgjedhjes së anëtarëve të bordit të Agjencisë të Akreditimit, për shkak të tendencave për ndërhyrje politike në proces, përcjell Arbresh.info.
Tutje në komunikatë denoncohet fillimi i procedurës për ndryshimin e rregullativës së akreditimit, përmes të cilit ndryshim tentohet të ju lehtësohet kolegjeve private akreditimi i programeve në Infermieri dhe Mami, pa pasur doktor shkence si bartës të këtyre programeve.
Komunikata e plotë e ORCA-s:
Dështimi i procesit 5 mujor për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Agjencisë së Akreditimit, i cili ka filluar në shkurt të këtij viti, është shqetësues dhe i rrezikshëm për akreditimin si proces dhe Agjencinë e Akreditimit si bartëse të tij.
Më datë 24 maj 2023, ORCA ka mbajtë konferencë për shtyp ku kemi tregu se përgjatë konkursit janë shënuar disa parregullsi të qëllimshme nga ana e Ministrisë, megjithatë një që është me rëndësi lë hapësirë për dyshime serioze. Anëtarët e KShC-së duhet të vijnë nga 4 fusha studimi. Por, Ministria me rastin e shpalljes së konkursit ka bërë një rigrupim të çuditshëm në shpërputhje flagrante me Udhëzimin Administrativ. Ka shpallur konkursin me vetëm 3 fusha duke bashkuar në një fushë artet me drejtësi. Ka vetëm një shpjegim se për çka do të mund të shërbente ky lloj bashkimi. Kjo do të krijonte hapësirë që në cilëndo nga fushat të merren dy persona të të njëjtës fushë. Pra, dikush, në një nga fushat ka qenë tashmë favoriti i Ministrisë. Duke qenë se Ministri obligohet sipas Udhëzimit Administrativ që të zgjedhë nga një listë e ngushtë që ia ofron një komision ad hoc përzgjedhës, e vetmja mënyrë për të mos u vërejtur favorizimi në rast të ndonjë diskrepance mes kandidatit favorit të Ministrisë dhe ndonjë kandidati tjetër më meritor, është nëse merren dy kandidatë në një fushë. Kësisoj të gjitha palët do të mbesnin të kënaqura. Edhe do të përzgjidhej favoriti i Ministrisë edhe monitoruesit e procesit do të ishin të kënaqur me zgjedhjen e kandidatit më meritor.
Ky nuk ka qenë “lëshimi” i vetëm i qëllimshëm. Në komision përzgjedhës është përcaktuar një organizatë që në të kaluarën ka zhvilluar praktika të dyshimta, anipse në fushën e arsimit të lartë punojnë disa organizata që kanë ofruar përfaqësuesin e tyre, i cili u refuzua pa asnjë shpjegim.
Dje në mbledhjen e qeverisë me kërkesën e Ministres e cila tha se deri më datën 23 maj nuk kishin pasur vërejtje, pas identifikimit të “lëshimeve teknike”, u propozua përsëritja e procesit. Kjo rrezikon seriozisht kredibilitetin e procesit të akreditimit të programeve si dhe regjistrimin e studentëve brenda kuotave të caktuara të studentëve në fillimin e vitit akademik. Po ashtu, lënia e Agjencisë pa bord vendimmarrës për një kohë kaq të gjatë dëmton imazhin e Agjencisë e cila po bën përpjekje për kthim në ENQA nga ku është përjashtuar për shkak të ndërhyrjeve politike.
Në prapavijë të këtij dështimi, Ministria e Arsimit ka nisur procedurën për ndërrimin e Udhëzimit Administrativ për akreditim me anët të të cilave ndryshime synohet që t’u lejohet institucioneve private të arsimit të lartë, akreditimi i programeve edhe pa pasur bartës me doktoratura për programet e akredituara. Krejt kjo po bëhet duke e maskuar këtë zgjatje të afateve në pako bashkë me fushat e studimit të gjuhës boshnjake, turke dhe gjuhës së shenjave ku me të vërtetë ka deficit në kuadra.
ORCA kërkon përgjegjësi për dështimin e procesit të zgjedhjes së bordit të Agjencisë së Akreditimit dhe i kërkon Qeverisë të tërhiqet nga ndryshimi i rregullativës që ka për qëllim lehtësimin e akreditimit për institucionet private të arsimit të lartë. Kjo saboton universitetin publik i cili ka shpenzuar mund dhe para të taksapaguesve për t’i siguruar bartësit me doktoratura ashtu që të mund t’i akreditojë programet e veta.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj