Zevendeskryeministri Dardan Gashi ka takuar Sekretaren e Byrosë Ndërkombëtare të Sigurimeve në Bruksel Greet Floré për çështjen e lëvizjes së lirë të automjeteve nga dhe në Kosovë.
“Ishte një takim I frytshëm. U dakorduam për dy çështjet: për automjetet që vinë si dhe ato që dalin nga Kosova të ndjeken rrugët praktike për të zgjidh këto çështje. Sot mora konfirmimin nga znj. Floré se Byroja nuk do të kundërshtoj zgjidhjet që Kosova mund ti arrij nëpërmjet Memorandumeve Bilaterale me shtetet anëtare të Kartonit të Gjelbër. Tani topi është tek ne, Institucionet e Kosovës dhe Byrosë së Sigurimeve të ofrojnë zgjidhje praktike.” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri Gashi.
Sekretarja Floré rekomandoi të përfundojnë memorandumet me shtetet fqinjë përderisa është informuar mbi përparimin e regjistrimit të automjeteve si dhe mbi progresin me Serbinë dhe shtetet fqinjë.
Qeveria e Kosovës është e gatshme të asistojë për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve nga Kosova dhe anasjelltas.
Sa i përket automjeteve që vinë nga Evropa në Kosovë procesi i blerjes online të Policave Kufitare aktivizohet brenda muajit shkurt.
Znj Flore është ftuar të vizitojë Republikën e Kosovës që takimi i ardhshëm të mbahet në Prishtinë.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...