Propozimi i fundit i Ministrisë së Arsimit për blerjen e librave shkollorë nëpërmjet rimbursimit të mjeteve përmes prindërve ka marrë kritika të shumta.
Pjesëtarë të opozitës dhe drejtues të institucioneve të ndryshme kanë thënë se kjo s’është forma e duhur, sidomos në kohën kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e vitit të ri shkollor.
Muzafer Shala nga Partia Demokratike e Kosovës tha se ky është një problem i madh për sistemin arsimor.
“Këtë vit ne jemi përballë një problemi shumë të madh kur nuk dimë qysh fëmijët tanë do ta fillojnë procesin mësimor kur nuk kanë libra. Te pjesa e rimbursimit ne nuk e dimë a kanë mjete prindërit për t’i blerë librat derisa të bëhen procedurat e ndryshme. Kjo është sa me na hedh hi syve dhe s’është zgjidhje konkrete”, ka deklaruar Shala në RTK.
Tutje ai ka thënë se në kohën kur librat do të duhej të ishin të kombinuara mes digjitales e fizikes, në vendin tonë përballemi me sfidë të tillë.
“Njëra nga parimet e rëndësishme është gjithëpërfshirja në edukim. Ne s’do të mund ta kemi atë dhe as barazi në shkolla sepse jo të gjitha familjet do të kenë mundësi t’i blejnë librat, sepse është diçka e paplanifikuar. Kjo mënyrë e rëndon xhepin e prindërve dhe krijon pasiguri te qytetarët”, ka deklaruar tutje Shala i PDK-së.
Kritika ka pasur edhe Valon Prestreshi, ish-drejtor i Autoritetit të Korrektësisë, i cili ka listuar disa nga dëmet që do t’i shkakton ky propozim i MASHTI-t.
“Themi se Ministria e Arsimit e merr këtë vendim për me ia hedh barrën prindërve, atëherë asnjëherë s’mund t’i shmanget edhe dëmtimit të buxhetit sepse shtëpitë botuese mund ta mbajnë 30 euro çmimin e librave, por prindërit duhet të furnizohen përsëri dhe faturat t’i hedhen ministrisë. Nuk po bëhet asgjë pos një burokraci ekstra”, ka thënë Prestreshi.
Tutje ai ka treguar raste konkrete të keqpërdorimit të këtyre propozimeve.
“Gjatë udhëheqjes së Autoritetit të Korrektësisë kemi pasur probleme të tilla ku kompanitë të cilat operojnë në tregje, në këtë rast shtëpitë botuese mund të merren vesh në mënyrë të heshtur për t’i rritur çmimet e librave në vlera astronomike”, ka deklaruar Valon Prestreshi.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...