Një opozitë e shndërruar në pozitë përgjatë një viti të tërë, brenda një dite kthehet në “dragua”, me sulme të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë Kurti, raporton arbresh.info.
Njohës të çështjeve politike nuk po e shohin opozitën në Kosovë konkurrencë ndaj Qeverisë Kurti.
Madje sipas tyre, sjellja e opozitës ka krijuar një “komoditet” tek i pari i Qeverisë së Kosovës.
Analisti politik Nexhmedin Spahiu, për arbresh.info, tha se kjo opozitë nuk ka ide zhvillimore për të ndërtuar bazamentin ku do të ndërtonte kritikën.
“Po sigurisht që po krijon komoditet. Problemi është që as opozita nuk po ka ide zhvillimore mbi bazën e të cilave ajo kish me ndërtuar kritikën e vet. P.sh nuk e ka një ide të qartë rreth çështjeve strategjike (dialogut me Serbinë dhe të zhvillimit të brendshëm dhe të shumë e shumë çështjeve tjera)”, tha Spahiu.
Të njëjtin mendim në raporton me politik-bërjen e opozitës e ka edhe analisti politik Fatmir Sheholli.
Sipas tij, deri më tani kjo opozitë nuk ka shfaqur një aktivitet konceptual për ta sfiduar këtë Qeveri.
“Natyrisht që kjo formë opozitare, e që ne duhet ta kuptojmë që kjo me numra është shumë larg asaj që përfaqëson shumicën, dhe të ju them të drejtën nuk kam parë te opozita aktuale aktivitet ma konceptual e cila do të sfidonte Qeverinë, prandaj qeverisë Kurti i krijohet komoditet për veprime për shkak të numrave dhe për shkak të arrogancës që e shprehin shumë shpesh dhe në këtë kuptim konsideroj se opozita duhet të jetë më e bashkuar dhe të ketë objektiva shumë më të sakta lidhur me qeverisjen Kurti”, deklaroi Sheholli.
E, çështja e korrupsionit ka qenë një nga kritikat më të ashpra për Qeveritë e kaluara, që sipas Spahiut nuk e hasim tek kjo Qeveri.
Spahiu tha se, e vetmja e mirë tek kjo Qeveri është që Albin Kurti nuk është i korruptuar.
Por, nuk është e mjaftueshme vetëm “mos me vjedh”, theksoi ai.
“E vetmja e mirë e Qeverisë Kurti është që nuk po vjedh, Albin Kurti nuk është i korruptuar si qeveritë e mëparshme, dhe tash opozita nuk po din edhe ku me ja ngjitë, në ndërkohë që qeverisja e Albin Kurtit është tepër zhgënjyese sepse nuk ka të arritura, nuk ka progres. Nuk është e mjaftueshme vetëm mos me vjedhë se edhe gjyshen time me bë ministre as jo nuk vjedh po problemi është sa është në gjendje me e zhvillu Kosovën në fushën përkatëse”, deklaroi ai.
Sulmi i fundit përmes konferencave për shtyp nga partitë opozitare, Sheholli tha se opozitarizmi nuk është i tillë.
Tutje, ai tha se, askush nuk e ka fituar pushtetin me konferenca e deklarata për shtyp.
“Nëse opozita mundohet që përmes konferencave për shtyp dhe deklaratave publike që ta bëjë opozitarizmin e ka gabim për arsye se opozitarizmi duhet të bëhet me veprime konkrete demokratike, në këtë kuptim kjo i krijon avantazhe të jashtëzakonshme Kurtit duke e ditur që sa i përket edhe vokabularit dhe asaj që Kurti e ka të jashtëzakonshme është shumë më përpara se liderët e tjerë opozitarë në këtë kuptim nuk duhet të bijim në grackën e tij që të bëhen një kopje e keqe e Kurtit në aspekt të deklarimeve të tilla andaj duhet ta sfidojnë në parlament me ligje me veprime alternative sa i përket çështjeve të qeverisjes e jo me deklarata e konferenca për shtyp se me to askush nuk e ka fitu pushtetin”, tha Sheholli.
Ndërkaq kujtojmë se Qeveria Kurti bëri një vit të qeverisjes së saj ditë më parë, e që u kritikua ashpër nga partitë opozitare LDK,PDK dhe AAK, të cilat e quajtën edhe si Qeveri e paaftë./S.D/arbresh.info/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban