Deputetët opozitarë janë të bindur se sot do të rrëzohet qeveria “Mustafa”. Ata thonë se mocionin do ta përkrahin edhe deputetët e koalicionit qeverisës, përderisa LDK-ja është e bindur se do të dështojë iniciativa e opozitës.
Deputetët opozitarë do të shkojnë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës të bindur se do të bjerë Qeveria, e cila drejtohet për më shumë se dy vjet nga Isa Mustafa. Ata janë të sigurt se mocionin e votëbesimit të Qeverisë do ta votojnë edhe deputetët e koalicionit duke i dhënë kështu fund, siç thonë, kësaj qeverisjeje.
Deputetja e “Nismës për Kosovën”, Valdete Bajrami, parti kjo që ka iniciuar mocionin, ka deklaruar se kryeministri Mustafa i ka vetëm dy mundësi. Sipas saj, Mustafa ose duhet të japë dorëheqje para mocionit, ose të presë rrëzimin e tij sot.
“Ne kemi punuar dhe po punojmë që nesër qeveria ‘Mustafa’ do të rrëzohet.
Qeveria në ikje e Isa Mustafës sot i ka dy rrugë, njëra është që sot të dorëhiqet dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë rrëzimin në Kuvend e ka të garantuar, sepse kjo do të mundësohet përmes mocionit për mosbesim, i cili do të votohet nesër pro rrëzimit të Qeverisë”, ka deklaruar Bajrami për “Zërin”.
Megjithatë zyrtarë të LDK-së janë të bindur se iniciativa e opozitës për rrëzimin e Qeverisë do të dështojë.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...