I ftoj për të diskutuar rreth takimeve që pati në Bruksel, por partitë opozitare në Kosovë janë ndarë rreth ftesës për takim nga kryeministri Albin Kurti.
Ndonëse pozitivisht rreth ftesës u përgjigjen Lidhja Demokratike e Kosovës e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kundër një takimi ku do të diskutohet qëndrimi i Kurtit në Bruksel ka dal Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas kryetarit në detyrë të kësaj partie, Enver Hoxhaj, Kurti duhet te jetë më i qartë se për çfarë teme do të diskutoj më partitë, raporton arbresh.info
“Këto janë përgjegjësi të qeverisë dhe nuk janë tema të cilat duhet t’i diskutoni në takime të mbyllura me liderët e partive opozitare. Ndërsa, nëse përmes formulimit “çështje madhore” i jeni referuar ndonjë teme tjetër të rëndësishme, atëherë unë ju ftoj që të jeni më konkret dhe më transparent, në mënyrë që edhe qytetarët e vendit të jenë të mirëinformuar. Ju duhet t’i emërtoni saktë temat me emrat e tyre. Për çfarëdo “çështje madhore”, ju konfirmojmë gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar hapur dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit në Kuvendin e Kosovës. “, ka shkruar Hoxha.
E kundër refuzimit të ftesave nga partitë politike po dalin njohësit e çështjeve politike në vend.
Sipas gazetarit, Zekirja Shabani, partitë opozitare nuk duhet të ndjekin shembullin e Lëvizjes Vetëvendosje sa ishte në opozitë.
Në një përgjigjej për arbreh,info, Shabani ka thënë se kurë është në pyetje interesi i Kosovës, të gjithë duhet të behën bashke.
“ Uniteti politik për çështjet madhore të vendit është i domosdoshëm, sidomos koordinimi dhe krijimi i një trupe të përbashkët për dialogun në raport me Serbinë. Ftesa e kryeministrit Kurti për opozitën duhet të shihet si kërkesë për unitet në raport me proceset e rëndësishme që ka para vetes vendi pavarësisht destruktivitetin e treguar nga Vetëvendosje në të kaluarën”, ka thënë Shabani për arbresh.info.
Madje ai shton se opozita nuk duhet të bëjë gabimin e njëjtë dhe vendi të pësoj humbje në proces të mëdha.
“Opozita nuk duhet të bëj gabimin e njëjtë që do të mund t’i kushtonte vendit humbje kohe për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë dhe t’i krijonte arsye qeverisë për zvarritjen e këtij procesi.
Kjo nuk do të thotë se opozita të pajohet me qëndrimet e pozitës, por të jap mendimin e vet dhe të përfshihet në proces ku mund të imponoi qëndrimet e veta politike”, ka përfunduar Shabani.
Por serioziteti në bashkëpunim mes kryeministrit Kurti e partive opozitare varet nga vetë kryeministrit, thotë gazetari, Ridvan Berisha.
Lidhur më ftesën e kryeministrit drejtuara partive, Bershia ve në pikëpyetje seriozitetin për dakordim.
“Kohezioni i brendshëm është i domosdoshëm. Kjo varet nga kryeministri Kurti dhe jo nga opozita. Po e pati z. Kurti seriozisht ftesën për opozitën, ta ftoj s’dëgjoj e t’i shtrije dorën pa shminka atëherë unë shoh mundësi se ky kohezion, konsensus, te jap rezultate. Situata e sotme flet për mungese serioze te besimit te opozitës ndaj mazhorances. Do te isha i impresionuar nëse do ta kemi një tablo te unitetit politik për tema nacionale, ne këtë rast edhe për dialogun”, ka përfunduar Berisha për arbresh.info.
Ajo çka dihet në përgjithësi është se në këtë takim do të fliten për temë në interes të vendit.
Ndryshe, Kosova e Serbia priten që këtë verë të rifillojnë dialogun e filluar vite më parë./Arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...