Google ADS

Opozita ta mbështesë dialogun me Serbinë

09:18 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë se partitë opozitare në vend duhet ta mbështesin procesin e dialogut me Serbinë.

Maliqi në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se LDK-ja do të bënte mirë nëse do ta ndihmonte dialogun, duke u dëshmuar si parti institucionaliste.

Ai ka thënë se përfshirja e Luginës së Preshevës në dialog mund të jetë kushtëzim i Kosovës që t’i zvogëlojë ambiciet e Serbisë rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Maliqi duke folur për jetëgjatësinë e këtij koalicioni ka thënë se kjo Qeveri e ka gjetur modusin e mbijetesës pasi opozita nuk po mund t’i mbledhë votat për mocionin e mosbesimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme