Google ADS

‘Opozita s’ndyn gojën me të’, Vasili-Ramës: Jepi fort dialogut me veten e videove me dush zhuli në WC e Surrelit

17:56 | 24 Shkurt 2019
Arbresh.info

Zyrtari i lartë i LSI-së, Petrit Vasili, mohon mundësinë e një dialogu të mundshëm mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se, kreu i qeverisë duhet të dialogojë me veten tani pasi askush nuk “ndyn më gojën të flasë me të”.

“Ky kryeministër qurrepsej për dialog me studentët dhe ata s’ja fishkëllyen hiç. Asnjë ne Shqiperi s’ndyn më gojën të flase me të e jo më opozita! Jepi fort dialogut me veten dhe videove me dush zhuli në WC e Surrelit”, shkruan Vasili.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme