Në Kuvendin e Kosovës është duke u bërë diskutimi në lidhje me rrjedhshmërinë e procesit të dialogut, shkruan arbresh.info.
Opozita në vazhdën e diskutimeve ka kërkuar nga Qeveria që të ndërpres bisedimet teknike me Serbin dhe të shkoj vetëm me një marrëveshje finale.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur dialogun Kosovë-Serbi, dialog teknik dhe i teknikëve.
Në seancën ku po diskutohet rreth kësaj çështjeje, Haradinaj kritikoi Qeverinë duke u thënë se po vazhdon ta dëmtojë Kosovën dhe Vetëvendosje po e vë popullin në gjumë.
“Çështja e dialogut Kosovë-Serbi është shumë me rëndësi, është interes nacional, poashtu kjo çështje është zgjatur me vite, e ka rënduar Kosovën në etapa të ndryshme, e ka nxjerr para sfidave si të brendshme qoftë politike, por edhe ndëretnike, përfshirë zhvillimet me Veriun, por edhe e kanë nxjerr Kosovën me vështirësi në rrugëtimin e vet. Edhe ne sot nuk e kemi liberalizimin e vizave, si Kosovë po flas dhe sikur e dimë edhe sot rikthehemi në dialog të stërzgjatur tani më i kthyer jo veç në dialog teknik, por edhe në dialog të teknikëve që udhëtojnë shpesh në Bruksel, këta teknikë duhet të tregojnë se çka është ka ndodh me dialogun. Ende sot e quani sukses dialogun e teknikëve për arritjen e një marrëveshjeje për ngjitës në tabela. Po e vazhdojnë me një tallje përmes dialogut të teknikëve, fatkeqësisht përmes riciklimit të temave të zgjidhura dikur. Ne si AAK kemi propozuar mocion përmbajtësor për të vendosur kornizën për vazhdimin e dialogut, në të cilën kornizë ndër të tjera do të obligohet Qeveria që të mos vazhdoj me dialogun teknik dhe të teknikëve të vetë, por të kaloj në fazën finale me marrëveshjen e madhe, njohjen reciproke të Kosovës”, tha Haradinaj
Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se si parti opozitare janë në gjendje t’i ofrojnë përkrahje Qeverisë në dialogun Kosovë-Serbi, por jo të kthehet në 2013.
“Unë e ftoj Qeverinë që të jetë shume e kujdesshme, të përqendrohet në dialog për njohje, qeveria e Kosovës nuk duhet të sjell vetën në këtë situatë që të jetë më presion ndërkombëtar. Besoj që me këtë qasje po kthehem në vitin 2013 nëse kthehesh në çështje teknike. Sot po mbahet takimi në Bruksel dhe ne nuk dimë për temat qe po bisedojnë”, tha Hoti.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga Qeveria një platformë për dialogun me Serbinë.
“Unë kërkova dhe po kërkoj veç te jeni të përgjegjshëm, politikisht të përgjegjshëm. Na sillni një platformë, na si Opozitë po dëshirojmë që mos me u marr ju me dialogun teknik, nëse kemi gabuar ne, mos gaboni më tutje. E keni mbështetjen tonë. Kryeministri Kurti ka kërkuar që të ketë konsensus për këtë temë dhe jemi të gatshëm. Dallimi i jonë, ne kemi bërë përpjekje të ushtrojmë aritmetikë praktike, ju keni bërë algjebër. Po kërkoj që në situatën e re që jemi prej dje dhe sot, ju të dilni me platformë që duhet të sillet në Kuvend dhe për këtë të debatojmë a ia vlen apo s’ia vlen dhe ta keni mbështetjen tonë. Ne i kemi besuar njohjes së ndërsjellët, i besojmë edhe sot. Mund ta keni një mundësi të madhe nëse s’e kemi humbur një shans të madh deri tash”, tha Hoxhaj./arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...