Google ADS

Opozita nuk ka unitet për rrëzimin e Qeverisë

08:13 | 4 Korrik 2019
Arbresh.info

Janë bërë gati dy vjet qyshkur ka nisur ta paralajmërojë rrëzimin e Qeverisë, por opozita e tanishme në Kosovë po vazhdon të jetë e paunifikuar sa i përket mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan gazeta “Zëri”.

Derisa LVV-ja po kërkon që mocioni të dorëzohet tash, pavarësisht faktit që ende nuk janë gjithsej 61 numra, LDK-ja po konsideron se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë pa u siguruar votat e mjaftueshme, gjegjësisht pa pasur garanci se nisma për ngritjen e mocionit do të jetësohet. Por pavarësisht këtyre mospajtimeve ata thonë se janë duke punuar për koordinim të veprimeve mes subjekteve opozitare.

Ndërkohë zyrtarë të PSD-së kanë thënë se ky subjekt tashmë i ka ofruar votat e deputetëve të saj për rrëzim të Qeverisë, porse sipas tyre opozita aktualisht i ka vetëm 58 vota, që nuk mjaftojnë për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale, shkruan gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër deri më tash është deklaruar vetëm një deputet nga radhët e koalicionit PAN se do të votojë për rrëzim të Qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme