Kërkohet që fillimisht Serbia të kushtëzohet dhe ta njoh Kosovën.
Ftesës së Kryeministrit Isa Mustafa që opozita t’i bashkohet dialogut me Serbinë po e refuzojnë ashpër dy subjektet opozitare Vetëvendosje dhe AAK.
Thonë se nuk pranojnë në asnjë mënyrë që të jenë pjesë e këtyre negociatave.
Sipas tyre, Serbia fillimisht duhet të kushtëzohet dhe ta njoh Kosovën, tek pastaj të dialogohet me të.
Vetëvendosje e kundërshton ashpër ftesën e Kryeministrit, duke thënë se asnjëherë nuk do t’i përgjigjeshin një thirrje të tillë.
“Ky dialog pa platformë dhe pa parime nuk përkrahet nga ne sepse është një dialog që vendit i ka shkaktuar jashtëzakonisht dëme’, tha për RTV 21, Donika Kadaj-Bujupi.
Shefi i grupit parlamentar të AAK’së Pal Lekaj thotë se me këtë format, ky subjekt opozitar nuk do të pranonte në asnjë mënyrë t’i bashkohej dialogut.
“AAK është kundër dialogut të këtij lloj formati mirëpo në asnjë mënyrë ne nuk do të jemi pjesë e dialogut, për të marrë mbi supe të gjithë ato marrëveshje që kanë shku në dëm të Kosovës, tani në finish të marrim fajin e dialogut dhe marrëveshjeve që kanë shku në dëm të Kosovës, është e pamundur dhe ne në asnjë mënyrë nuk do të marrim pjesë”, tha Lekaj.
Kryeministri Mustafa pasi që bëri të ditur se do ta ftojë opozitën dhe shoqërinë civile për të marrë pjesë në tryezën e bisedimeve me Serbinë, është shprehur i bindur se vetëm kështu dialogu do të jetë më i mirë dhe më transparent.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...