Miratimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat ndaj energjisë elektrike e ka kërkuar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Kusarit ka bërë thirrje që edhe grupet e tjera parlamentare ta votojnë miratimin e këtij vendimi.
“Si GP e mbështesim këtë vendim të Qeverisë dhe i thërrasim të gjitha Grupet Parlamentare që ta mbështesin dhe ta miratojnë këtë vendim”, ka thënë Kusari-Lila.
Por të vonuara këto masa i quajti, Ferat Shala në emër të PDK-së.
“Sot kemi një vendim të Qeverisë shumë të vonuar i cili do të duhej të ishte planifikuar që në vjeshtën e hershme dhe që do të na pasqyronte bashkë me vendimin e shkurtë jo kështu si ka ardh edhe një arsyetim pak më të thuktë për sfidat dhe rrethanat që kanë ardhur që ne sot të pajtoheshim apo jo për një krizë të vendit. Ne në seancën e kaluar kemi kërkuar që vendi ta shpallë gjendjen e emergjencës energjetike, por mbi bazën e analizave, fakteve dhe veprimeve që janë marrë apo nuk janë marrë paraprakisht”, tha Shala.
Ai tha se PDK-ja në këtë formë nuk e mbështet vendimin e Qeverisë për masat e marra për kufizimin me energji elektrike.
E njëjtë si PDK-ja këto masa nuk i mbështeti as LDK-së e AAK-ë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se duhet të bëhet një zgjidhje urgjente për krizën energjetike.
“Ne sot jemi në dhjetor, katër ditë para përfunduar viti e tek sot gjashtë muaj pasi ka nisur kriza, e tre muaj pasi tjerët shpallën emergjencën, ne nisëm të dëgjojmë masat e Qeverisë, me gjashtë muaj vonesë. Është menaxhim krize, s’mund të kesh rezultat të mirë. Qeveria jonë populiste siç është verës kur tjerët merreshin me problemet e energjisë, kjo Qeveri shpërndante parulla se e ka zhvillimin më të madh në Evropë sa që po arrin edhe Kroacinë. Qeveri jeni për të bërë zgjidhje e Kosova të mos mbetet e vetme në terr”, tha ai.
Derisa Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti është e pakënaqur me veprimet e Qeverisë.
“Kërkojmë nga kryeministri nga Qeveria e Kosovës që të jenë shumë më serioz në këtë temë, të marrë përgjegjësin për gjendjen në vend dhe të marrë përgjegjësi për ta stabilizuar gjendjen me energji në vend, tha Tahiri./arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri