Google ADS

Opozita njëzëri i bën thirrje Veselit ta thërrasë seancën e jashtëzakonshme

15:43 | 5 Shtator 2018
M. A.

Partitë opozitarë në vend, të bashkuara, kanë dalë sot para mediave duke kërkuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, që të thërras sa më shpejtë seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga 51 deputetë opozitar, shkruan arbresh.info.

Një zëri, të gjithë shefat e grupit parlamentar të VV, LDK, Alternativa dhe PSD kanë kërkuar me urgjencë të thirret seanca e jashtëzakonshme.

Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se kjo shtyrje e seancës është një plan i Kadri Veselit, që sipas tij, të shtyhet deri me shtatë shtatorë ku dhe do të mbahet takimi i radhës mes presidentit Thaçi dhe Vuciq në Bruksel.

“Kjo formë që po sillet kryetari i kuvendit është kapje e kuvendit. Kemi të bëjmë me një shtyrje të qëllimshme të seancës që me mbërri datën 7 shtator ku Hashim Thaci me shku ne takim me Vuciqin. Opozita e ka thirrur e para seancën. Pasdite e thirri pushteti seancën e dyta. Qëllimi i kësaj është që të shtyhet seanca deri me 7 shtator. Kërkojmë që sa ma shpejt sot Kadri Veselit ë thërras seancën e opozitës”, ka thënë Konjucfa.

Para mediave kanë folur edhe Avdullah Hoti, Mimoza Kusari-Lila dhe Shqipe Pantina me kërkesën e njejtë për Kadri Veselin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme