Ndonëse Qeveria e Kosovës para dy ditësh ka miratuar programin qeverisës për periudhën 2017-2021, ende nuk ka vendosur se kur do ta dërgojë atë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas zyrtarëve të ekzekutivit, ky program do të paraqitet shumë shpejt në Parlament meqë ende është në proces. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se qeveria “Haradinaj” do të duhej ta kishte prezantuar programin qysh në nisje të fushatës, ose më së largu ditën kur u votua kabineti qeveritar, transmeton zeri.info.
Por, meqë programi ende nuk është prezantuar përfaqësuesit e bllokut opozitar kanë thënë se tashmë janë në pritje që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt në mënyrë që ata ta analizojnë në detaje dhe t’i paraqesin kritikat e tyre. Kurse njohësit e çështjeve politike kanë konsideruar se Qeveria duhet që brenda muajit të parë të qeverisjes ta bëjë patjetër prezantimin e programit.
Matoshi: Në afatin sa më të shpejtë programi do t’i paraqitet Kuvendit.
Ndonëse janë bërë më shumë se tre muaj qysh prej mbajtjes së zgjedhjeve nacionale dhe më shumë se një javë prejse qeveria “Haradinaj” ka marrë zyrtarisht detyrën programi qeverisës ende nuk është prezantuar në Kuvendin e Kosovës.
Megjithëkëtë Halil Matoshi, drejtor i Zyrës për Komunikim në Qeverinë e Kosovës, është zotuar se programi qeverisës për periudhën 2017-2021 do të dërgohet në Kuvend shumë shpejt meqë ende është në proces.
“Në afat optimal do t’i paraqitet Kuvendit të Republikës për miratim. Nuk kemi datë, por në afatin sa më të shpejtë të mundshëm”, ka deklaruar Matoshi.
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...