Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, kanë gati 40 nënshkrime për themelimin e komisionit hetimor për krizën energjetike në vend. Kështu deklaruan shefat e grupeve parlamentare të këtyre partive, pas mbledhjes së kryesisë, në të cilën u vendos që më 14 prill të mbahen dy seanca.
Të enjten e javës së ardhshme pritet që opozita të themelojë Komisionin Hetimor për siç thonë ata hetimet në rastin e krizës energjetike në vend.
Këtij komisioni grupet parlamentare të opozitës i kanë shtuar edhe një pikë hetimi, atë të punësimeve të fundit në Korporatën Elektro-energjetike të Kosovës.
“Tashmë një pikë e re që do të jetë në këtë Komision Hetimor Parlamentar do të jenë edhe abuzimi me punësime që kanë ndodhë në KEK kohëve të fundit, ju e dini që mediat kanë nxjerrë një numër të madh sa i përket abuzimeve me punësime kohëve të fundit”, ka thënë Abelard Tahiri Shef i GP të PDK-së.
“Është shumë me rëndësi trajtimi i shtrenjtimit të energjisë dhe trajtimi i çështjeve që po vijnë punësimeve në KEK të trajtohen nga ky komision hetimor, ka thënë Besnik Tahiri Shef i GP të AAK-së.
Komisioni hetimor do të përkrahet edhe nga pozita, mirëpo përfaqësues të saj nuk do të diskutojnë për themelimin e tij.
“Ne nuk kemi asgjë kundër këtij komisioni dhe kemi qenë të gatshëm por ishte devijuar nga opozita duke prishur konsensusin e arritur paraprakisht. Ky komision nuk ka substancë, nuk ka objekt dhe është i pa bazuar në kërkesë por sido që të jetë tani që janë mbledhur 40 nënshkrime kuvendi nuk e diskuton themelimin por thjesht e voton përbërjes”, ka thënë Adnan Rrustemi LVV.
Në mbledhjen e së premtes, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 14 prill të mbahen dy seanca.
Seanca e parë do të jetë shqyrtimi i pakove të papërfunduara nga seancat e shkuara përfshirë edhe dy pikat e seancës së djeshme, Projektligjin për Këshillin Prokurorial ndërkohë që pritet të vazhdohet me seancën e re të rregullt./rtk/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...