Partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë refuzuar të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën është parapara trajtimi i pikave të papërfunduara të seancave të vitit të kaluar.
Si arsyetim i opozitës për lëshimin e seancës ka qenë vlera 105 euro e koeficientit të pagave, e cila u caktua sot nga Qeveria e Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e quajti këtë koeficient si të mjerimit dhe i cili thellon varfërinë në vend.
“Koeficienti i vlerësuar sot nga Qeveria është koeficient i mjerimit, e thellon varfërinë dhe gjithashtu u mbajt fshehtë nga 82 mijë nëpunës zyrtarë në vend, të cilët nuk e dinin sa do ta kenë pagën deri më sot. Ky koeficient i demotivon të rinjtë që duan të jenë pjesë e sektorit publik. Andaj, kërkojmë nga qeveria që ta rishqyrtojë këtë çështje, këtë koeficient i cili e rrit mjerimin, nuk e rrit pagën dhe e thellon jashtëzakonisht krizën. Kështu që, PDK nuk ka arsye që të qëndrojë në seancë.” tha Tahiri.
E sipas shefit të grupit parlametrar të LDK-së, Arben Gashi, theksoi se ky koeficient nuk e adreson inflacionin i cili është në rritje. Sipas tij nuk është normale që kjo seancë e Kuvendit të vazhdohet.
Me këtë Qeveri në të cilën dyfishohet tatimi në pronë, glorifikohet një kriminel si Oliver Ivanoviqi, kapet shteti sic ishte rasti i djeshëm me RTK-në dhe mbrohet korrupsioni i Martin Berishajt.
Koeficienti as për së afërmi nuk adreson inflacionin i cili po vazhdon të rritet. Andaj, nuk është normale që të vazhdohet seanca. Mos na konsideroni pjesë të kuorumit.”, tha Gashi.
Ndërkaq edhe AAK-ja e bëri të njëjtën gjë, duke e lëshuar seancën me arsyetimin e njëjtë. Për lëshimin e seancës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u kërkoi deputetëve që mos t’i marrin mëditjet e tyre, për të cilën PDK-ja tha se e bën me shumë dëshirë. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...