Google ADS

Opozita lëshon mbledhjen e Komisionit për Stabilizim Asociim

12:31 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lëvizja vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë lëshuar mbledhjen e komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë-Bashkimi Evropian.

Mbledhjen e lëshuan me arsyetimin se komisioni nuk është konstituuar ende dhe kryetari i komisionit është caktuar nga vet kreu i Kuvendit Kadri Veslei, pa konsultim me grupet parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Albulena Haxhiu, nga LVV, tha se nuk mund të marrin pjesë në një komision që drejtohet nga një kryetar i cili është vet zgjidhur.

Ajo poashtu tha se dy kërkesat e LVV nuk janë pranuar pasi po mundohen të ulin zërin e opozitës në këtë komision.

Komisioni kishte për rend dite diskutimin e draft agjendës dhe draft programit të takimit të IV  të përbashkët të KPSA-së, BE-Kosovë që do të mbahet me datë, 15-16 nëntor 2017, në Strasburg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme