Komuna e Prishtinës nga muaji dhjetor ka nisur shpërndarjen e shujtave gratis për qytetarët në nevojë.
Ofrimi i ushqimit po bëhet me orare të caktuara dhe në vende të përcaktuara paraprakisht.
Kuzhina popullore lëvizëse nga opozita në kryeqytet po shihet si “marketing politik” i kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit.
Opozita thotë se ofrimi i ushqimeve për qytetarët në nevojë do të duhej të bëhej në një vend të përhershëm, diku në qendër të Prishtinës, e jo herë në një lagje herë në tjetrën.
Leutrim Retkoceri nga radhët e Partisë Demokratike në Prishtinë ka thënë për KALLXO.com se kjo kuzhinë popullore është joshje momentale për familjet në nevojë në kryeqytet. Sipas tij, numri i këtyre familjeve është i madh.
“Kuzhina popullore nuk është aspak e moralshme. E kisha quajtur ndoshta njëfarë joshje momentale të personave në nevojë, por pas përfundimit të këtij spektakli ata do të braktisen edhe kjo është njëfarë ideje që është më shumë marketing se sa që kryen najfarë funksioni real te qytetarët”, është deklaruar Retkoceri.
Ai pos tjerash ka thënë se familjet nevojtare në këtë mot të ftohtë kanë më shumë nevojë për strehim se sa për shujta falas.
“Personat në nevojë në këtë ftohtë kanë më shumë nevojë për shtëpi, për banesa të reja, e kuzhina popullore në këtë rast është vetëm një joshje dhe është një mjet për me arsyetu mospunën dhe plotësimin e kërkesave që kanë familjet në nevojë në Komunën e Prishtinës. Këto familje kanë nevojë për me u gjetë zgjidhje të përhershme dhe jo veç me u dhanë një shujtë, bukë, sa për sy e faqe”, ka shtuar ai.
Edhe asamblisti Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje e quan spektakël politik kuzhinën popullore lëvizëse të Komunës së Prishtinës.
“Në secilën lagje të Prishtinës ka të paktën nga pesë ose gjashtë familje me nevoja elementare edhe çka me bo këta, me shku nëpër lagje të ndryshme për me marrë këtë shujtë? Mendoj se është dashtë me qenë diku në qendër të Prishtinës, në një vend të përhershëm dhe çdo ditë me shku personat në nevojë edhe në mënyrë më të organizuar sesa ky spektakli politik nëpër shkolla”, është shprehur Azemi.
Edhe pse sipas tij ky është spektakël politik, është një nismë e mirë, por e pamjaftueshme.
“Kjo iniciativë megjithatë është e mirë, por e pamjaftueshme”, tha Azemi për KALLXO.com.
Njëjtë mendon edhe shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në Asamblenë Komunale të Prishtinës, Halim Halimi.
Ai për KALLXO.com ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po mundohet që me projekte të vogla të mbulojë projektet e mëdha të nevojshme në komunë.
“Unë mendoj se kjo është një marketing politik dhe është në mungesë të zhvillimit të projekteve të mëdha komunale si arsim, infrastrukturë, shëndetësi. Shpendi po mundohet me projekte të vogla me shpenzu pare të buxhetit të Komunës. Por lëvizshmëria prej një bregu në bregun tjetër mendoj se nuk është fort e mirë, kishte me qenë më mirë vetëm në qendër me ditë që ai është lokacioni i përhershëm, d.m.th. është edhe marketing politik edhe shpenzim i parave të Komunës”, është shprehur Halimi.
KALLXO.com i ka dërguar pyetje Komunës së Prishtinës nëse kanë projekt për të ndërtuar një pikë të përhershme të kuzhinës, por deri në momentin e publikimit të këtij raporti nuk ka marrë përgjigje.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç