Publikimi i bisedës së Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, ka ngritur shqetësim e pikëpyetje të mëdha në Kosovë.
Biseda e tij në të cilën Zaev përmend edhe idenë e presidentit, Hashim Thaçi, për ndryshimin e kufijve, duhet të merret seriozisht nga prokuroria e vendit.
Kështu thotë për arbresh.info, Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Këto duhet të trajtohen nga prokuroria. Nëse ka të vërteta ose jo duhet të merret prokuroria. Mendoj se është çështje që duhet t’i takoj Prokurorisë së Kosovës dhe nëse ka bazë të ngriten akuza pasi që flitet për territorin e Kosovës. Nëse o e vërtete është shkelje e ranë e Kushtetutës së Kosovës”.
Se këto biseda të publikuara po e vërtetojnë edhe një herë dyshimet për marrëveshje të fshehta, mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, e thonë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas deputeti të VV-së, Rexhep Selimi, janë më dhjetëra vendime të Thaçit në dëm të Kosovës.
“Me qindra herë kemi paralajmëruar se ka plane të fshehta të Thaçit me Vuçiqin për Kosovën, kemi thënë që bisedimet planet dhe marrëveshjet me Serbinë po vazhdojnë të jenë kundër interesit të qytetarëve të republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Reagim pas kësaj bisede ka bërë edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
“Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj.
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev ka rënë pre e disa satiristëve rus që kanë incizuar dhe publikuar një bisedë telefonike me të. Në këtë bisedë ai zbulon detaje lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë./V.Selimi/Arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...