Ndërtimi i një muri deri në 70 centimetra i lartë në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër nuk shihet si rrezik nga Qeveria e Kosovës, madje pushteti thotë se ai nuk do të jetë mur, porse është pjesë e shëtitores për këmbësorë e që është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, opozita e vlerëson si të frikshëm ngritjen e këtij muri. Sipas opozitarëve, përmes murit po betonizohet ndarja e Kosovës
Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të ketë mur në pjesën veriore të Mitrovicës, porse punimet që janë duke u bërë pak metra larg Ibrit kanë të bëjnë me rregullimin e një shëtitoreje për këmbësorë e që është projekt i Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka sqaruar për gazetën “Zëri” se punimet janë duke u zhvilluar sipas marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit të kaluar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore Goran Rakiq për rrëzimin e murit, që ishte ndërtuar në dhjetor të vitit 2016 në këtë vend.
Në anën tjetër, opozita kosovare ngritjen e një muri të tillë e sheh si rrezik për “betonizim të ndarjes së Kosovës”.
Zyra e Kryeministrit ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk bëhet fjalë për ngritje të murit në atë pjesë, porse ai ndërtim është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...