Behgjet Pacolli, pa qenë ministër i Jashtëm, pretendonte se shumicën e njohjeve për Kosovën i kishte siguruar vet.
Ndërsa kur u bë pjesë e qeverisë kishte premtuar numër të madh njohjesh të reja, raporton KTV.
Por nga shtatori e deri në këtë fund të këtij qershori, për 9 muaj, Kosovës i erdhën vetëm dy njohje.
Madagaskari e Barbadosi janë dy shtetet e fundit që e kanë njohur Kosovën.
Por, në Ministrinë e Punëve të Jashtme vazhdojnë të shfaqin bindjen se numri i njohjeve do të rritet brenda këtij viti dhe thonë se tashmë janë disa shtete që po e konsiderojnë njohjen e Kosovës.
Në anën tjetër, sulmet e shtetit serb për të penguar njohjet e reja për Kosovën e për t’i bindur shtetet që t’i tërheqin njohjet po vazhdojnë.
Vetëm një ditë më herët, kryediplomati serb, Ivica Daçiq, tha se homologu i tij nga Liberia ia ka sjellë notën e tërheqjes së njohjes për Kosovën.
Por, Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon ta quajë veç propagandë të Serbisë këtë, duke akuzuar shtetin fqinj për falsifikim të dokumentit.
Kastrati thotë se ministri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Liberisë, madje dëshmi se ky shtet nuk ka ndryshuar qëndrim është se Liberia ka bërë edhe njohjen diplomatike nëpërmjet akreditimit të ambasadorit të Kosovës.
Ndërkohë, opozita thotë se së shpejti do ta thërrasë në interpelancë ministrin Pacolli.
Xhelal Sveçla thotë se diplomacia e Kosovës është shumë e dobët karshi asaj të Serbisë, derisa Shqipe Pantina nga PSD-ja deklaron se ka dallim mes të bërit biznes me shtete dhe të bërit diplomaci në emër të shtetit.
Aktualisht, shteti i Kosovës është njohur nga 116 vende të botës.
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...