Aktiviteti dhe puna e mazhorancës në këtë legjislaturë po konsiderohet e mangët dhe pa rezultate.
Deputetët e opozitës po e kritikojnë Qeverinë e Kosovës, për të cilën thonë se nuk po sjellë projektligje për t’u miratuar në Kuvend, ndonëse e ka shumicën.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj, po e konsiderojnë si të paaftë Qeverinë Kurti, për të cilën thonë se e vetmja punë që e bëjnë janë shkarkimet me apo pa të drejtë.
Deputeti Selmanaj thotë për Ekonomia Online se edhe në komisionet ku ai bën pjesë, vërehet mospuna e tyre, teksa e sheh si paaftësi të pozitës për të proceduar ligje sa duhet.
“Fillimisht duhet konstatuar fakti se në këtë demokracinë tonë të re parlamentare është rasti i parë kur kemi një mazhorancë të madhe, pra një shumicë parlamentare që asnjëherë nuk ka qenë i një grupi parlamentar që ka shumicën për të kaluar çfarëdo që vlerëson, dhe është pritur që kjo mazhorancë do të ketë një dinamikë të madhe të punëve në Kuvend, por këtu jemi zhgënjyer thellësisht” raporton Ekonomia Online.
“Ka një ngathtësi të madhe në të gjitha punët që ndodhin në Kuvend, edhe në procesin e ligjbërjes jemi jashtëzakonisht mbrapa. Edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, puna jonë është minimale dhe normalisht kjo tregon paaftësinë për të proceduar ligje sa duhet dhe si duhet, dhe paaftësinë e Qeverisë për t’i shkruar ligjet siç duhet. Ajo çka është treguar e suksesshme kjo shumicë parlamentare, kanë qenë shkarkimet, pra nëse i atribuohet diçka për këtë periudhë, mund ta quajmë legjislatura aktuale shquhet vetëm për shkarkime”, u shpreh Selmanaj.
Teksa ka folur për Qeverinë Kurti, Selmanaj e ka quajtur të papërgatitur dhe për të cilën thotë se aksidentalisht i ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Normalisht që pasojat janë më pas. Kuvendi është institucioni kryesor i cili nxjerr ligje, dhe normalisht që me ligje preken një segment i caktuar ose jeta e dikujt, dhe kjo dinamikë e ngathët tregon për ngathtësinë e logjikës së Qeverisë sepse puna e Kuvendit dhe Qeverisë janë të ndërthurura me njëra-tjetrën”.“Pra këtu siç duket e kemi një Qeveri dhe një legjislaturë të papërgatitur për këtë rezultat që e kanë marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pra sikur nuk kanë qenë të gatshëm ose nuk kanë resurse të mjaftueshme për të implementuar politikat ose programin e tyre të cilin e kanë promovuar”, u shpreh Selmanaj.Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, për Ekonomia Online ka thënë se pozita më shumë u ka dhënë hapësirë zgjedhjeve lokale, sesa obligimin që e kanë marrë nga qytetarët.Ai thotë se mospuna është vërejtur edhe në dështimin e mbledhjes së Kryesisë, për disa herë rresht.
“Sa i përket legjislaturës tanishëm mendoj që ka ngecje të theksuara në miratimin e ligjeve, në propozimin dhe trajtimin e tyre nëpër komisione përkatëse dhe mund të them që nuk kam parë impakt pozitiv me miratimin e këtyre ligjeve, sepse nuk kishte seancë për afro 20 ditë, dhe në këtë drejtim ndikon në mënyrë zinxhire në miratimin e ligjeve.
Më tepër Qeveria dhe Kuvendi u ka dhënë rëndësi zgjedhjeve lokale, duke harruar se ka edhe një obligim në miratimin apo përgatitjen e ligjeve që do ta bëjnë funksional në fusha të caktuara”, tha ai.
Kritika ka edhe për mosnënshkrimin e marrëveshjes për fondet e MCC-së, sa i përket infrastrukturës së gazit. Ai thotë se Kosova nuk guxon t’i refuzojë projekte që kanë impakt pozitiv në zhvillimin e ekonomisë.
“Sa i përket infrastrukturës së gazit, ne jemi deklaruar si Qeveri dhe vend, se ne nuk guxojmë që mos të pranojmë projekte që kanë impakt pozitive te qytetarët dhe në zhvillim të ekonomisë, e sidomos te energjia e ripërtërishme, dhe në këtë kuptim ne kemi qortuar Qeverinë dhe ka bërë një gabim shumë të madh, sa i përket gazsjellësit që vie nga Greqia, e që janë ndarë mjete nga Kongresi amerikan në vlerë prej 200 milionë dollarë, dhe nga MCC-ja, dhe në këtë drejtim jo që këta (Qeveria), nuk e kanë analizuar por apriori e kanë injoruar fondin edhe kërkesën e miqve tanë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol, ka thënë se po mbetët pak kohë që nismat legjislative të përmbyllen me kohë.
Ai thotë se edhe nëse këto kryen me kohë, do t’ia pamundësojë pjesën e diskutimit nga ana e opozitës.
“Plani legjislativ është tejet ambicioz është me mbi 200 nismave legjislative të llojit të tillë, edhe pse dy prej tyre i kanë larguar, mirëpo ka mbetur edhe pak kohë për këtë vit që të realizohen, dhe siç duket sa më shumë që të shkojë koha, aq më shumë mbyllet kjo pjesa e diskutimit, atë ligje apo agjenda legjislative potencialisht munden të plotësohen deri në një masë, mirëpo nuk jep hapësirë për diskutim dhe të ketë përfshirje të gjithë akterëve, siç është opozita apo edhe të tjerët”, u shpreh ai.
Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se 62 ligje janë në procedurë, ndërkohë janë kryer 11 të tilla dhe se 37 projektligje ende vazhdojnë të jenë në shqyrtim.
Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se 62 ligje janë në procedurë, ndërkohë janë kryer 11 të tilla dhe se 37 projektligje ende vazhdojnë të jenë në shqyrtim.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...