Opozita e lëshoi sallën e Kuvendit, shkak vonesa e nisjes së seancës

12:34 | 5 Dhjetor 2024
A Z

Deputetët e opozitës së Kuvendit të Kosovës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë larguar për shkak se ka nisur me vonesë seanca e sotme.

Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se komisionet parlamentare po organizojnë mbajtjen e mbledhjeve në të njëjtën kohë kur ka për të nisur një seancë e Kuvendit.

“Kjo që keni bërë është vërtetë jo serioze, do ta precizoni dhe të disiplinoheni sa i përket përgjegjësisë që e keni edhe mbajtjes së mbledhjeve të komisioneve”.

“Nuk mund të ndërhyni në seanca kur janë të caktuara nga kryesia. Kështu e bllokoni punën e Kuvendit”, ka thënë Konjufca.

Gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një seancë tjetër e Kuvendit e që është plenare. /Klankosova.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme