Koalicioni qeverisës për rreth dy muaj është duke funksionuar me vetëm 52 vota në Kuvend dhe njëkohësisht vazhdon të mos jetë i rrezikuar nga opozita. Lëvizja Vetëvendosje për këtë të premte ka thirrur tryezën e radhës, në të cilën do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme, por shumica e subjekteve politike parlamentare s’do të marrin pjesë.
Kanë kaluar rreth dy muaj prejse koalicioni qeverisës është duke funksionuar me vetëm 52 vota në Kuvendin e Kosovës, ndërsa qeveria “Haradinaj” vazhdon të mos jetë e rrezikuar nga opozita.
Dy partitë opozitare, LDK-ja e Lëvizja Vetëvendosje, në vazhdimësi po paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme, edhe pse ende nuk kanë bërë ndonjë hap konkret që do të çonte drejt rrëzimit të Qeverisë, rrjedhimisht drejt zgjedhjeve të parakohshme, shkruan “Zëri”.
Pikërisht për këtë çështje LVV-ja ka thirrur tryezën e radhës, e cila pritet t’i mbledhë partitë politike gjatë kësaj të premte.
Mirëpo, jo të gjitha subjektet do të marrin pjesë në këtë takim, kjo pasi pika e vetme që do të diskutohet aty është dakordimi për zgjedhje të parakohshme.
Përderisa nga AAK-ja dhe nga AKR-ja kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë tryezë nëse temë e vetme e takimit janë zgjedhjet, zyrtarë të PDK-së kanë pohuar se ende nuk kanë marrë qëndrim rreth kësaj.
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri