Manipulimet në sistemin e drejtësisë asnjëherë nuk ka dalë më sheshtas që nga afera “Pronto” se sa nga letra e ish-prokurorit special, Elez Blakaj.
Ai po akuzonte Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezin, që ka ndërhyrë në punën e tij duke mbrojtur politikanët. Kryeministri Haradinaj publikisht fyu ish-prokurorin që ka hetuar mashtrimet në listat e veteranëve, Pas gjithë kësaj, u organizua edhe protestë nga shoqëria civile, ndërsa opozita po qëndron e heshtur. LDK pa koment, ndërsa Dardan Molliqaj ka pasur një reagim tejet të butë, që fliste në parim për aferën “Pronto”.
Nuk pati reagime nga opozita edhe pse një ish-prokuror po rrëfente se u pengua nga politika, përmes Kryeprokurorit, që të kryente hetimet rreth mashtrimeve në listat e veteranëve.
Ndërsa ofendimeve që i bëri Kryeministri Ramush Haradinaj, ish-prokurorit Blakaj, nga opozita, i reagoi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.
Molliqaj i PSD’së, dikur i njohur për reagime të ashpra, shkroi në Facebook se rasti i fundit me manipulimet në listat e veteranëve tregon kapjen e sistemit të drejtësisë nga pushteti.
“Afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin. Rasti i fundit i manipulimit me listat e veteranëve, e pastaj i kërcënimit të prokurorëve që tentuan ta zbardhin këtë manipulim, tregoi sërish këtë të vërtetë”, ka shkruar të martën mbrëma Dardan Molliqaj.
Ish-prokurori Elez Blaka akuzoi me një letër publike se Krypreokurori i Shtetit e ka qortuar pse ai e ka intervistuar në cilësinë e dëshmitarit kryeparlamentarin Kadri Veseli. Lumezi e pranoi se ka ndodhur diçka e tillë.
Blakaj, i cili thoshte se është kërcënuar derisa po hetonte listat e veternëve, e akuzoi Lumezin edhe se ka dashur ta kthej mbrapsht aktakuzën e ngritur për aferën Pronto.
Pas letrës së ish-prokurorit, i cili menjëherë pas dorëheqjes shkoi në Amerikë, Shoqëria Civile ka organizuar sot në orën 18:00 protestë kundër Kryeprokurorit Aleksander Lumezi.
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet