Partitë opozitare e kanë bojkotuar edhe në Komisionin për Integrim Evropian, ku u prit raportimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se deri në themelimin e Komisionit Hetimor do të vazhdojë bojkoti i PDK-së.Ajo tha se me këtë qasje arrogante të qeverisë nuk do të bëhen pjesë e miratimit të asnjë projektligji.
“Po flas në emër të PDK ne nuk do të marrim pjesë në projektligje derisa nuk formohet komisioni hetimor. Dje ka dështuar të miratohet një komision i tillë. Mendojmë që është arrogancë e pushtetit. Me këtë qasje arrogante të qeverisë nuk do të bëhemi pjesë e miratimit të asnjë projektligji për t’i hapur rrugë komisionit hetimor sepse është e drejtë kushtetuese”, tha ajo.
Se do ta bojkotojnë këtë raportim e tha edhe deputetja e AAKs-, Time Kadriaj “Besoj që ky komision nuk plotëson kushtet dhe nuk votojmë projektligje derisa të formohet komisioni hetimor. Ta përfundojmë këtë mbledhje”, tha Kadriaj, EO.
Ndonëse e quajti të padrejtë këtë vendim të opozitës, deputeti i VV-së, Agon Batusha, tha se për komisionin Hetimor do të flasin shefat e grupeve parlamentare.“Ka metoda të ndryshme qysh opozita jep vendimin e vet për bojkotim. Nuk po duket e drejtë por është vendim i tyre. Për komisionin hetimor do të vazhdojë të flasin shefat e grupeve”, tha Batusha.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin