Përfaqësuesit e partive opozitare kanë thënë se janë të bindur që deputetët do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë në mocionin që do të futet në rend dite në një nga seancat e radhës.
Valdete Bajrami nga NISMA e cila edhe e ka iniciuar këtë mocion ka thënë se ka edhe shumë deputetë të tjerë të cilët nuk e kanë dhënë nënshkrimin në mocion por që janë deklaruar se janë për rrëzimin e kësaj qeverie, shkruan arbresh.info.
“Ka edhe shumë deputetë të tjerë që nk ka vënë nënshkrim por që kanë dhënë deklarata se nuk pajtohen me këtë qeverisjes prandaj pres që në seancë të votojnë pro kërkesës tone”, ka thënë Bajrami.
Nënkryetarja e VV-së. Aida Dërguti tha se hapin e parë tashmë e përfunduan ndërkaq tani ka mbetur hapi tjetër i rëndësishëm që është votimi i këtij mocioni në Kuvend.
“Ne si opozitë kemi ndërmarrë hapin e paë, pra procedimin e mocionit. Hapi i dytë është ai i votimit në momentin kur të caktohet seanca”, ka thënë Dërguti.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj shprehu bindjen se deputetët do ta votojnë mocionin e hartuar nga opozita.
“Përpos LDK-së, janë përfshirë pothuajse të gjitha subjektet politike. Shpresoj që kur të mbahet seranca të rrëzohet kjo Qeveri dhe të filloj një punë e mbarë. Jam i bindur që do të kemi sukses dhe kjo qeveri do ta merr votën kundër për të gjitha të këqijat që ia kanë sjellur vendit”, u shpreh Lekaj./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1405254516206303/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare