Deputetët e opozitës nga Komisioni Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore, kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale.
Deputetët opozitar kanë dorëzuar në Prokurori raportin e shkruar nga ekspertë, që sipas tyre kanë gjetur shkelje në procesin e subvencionimit.
Ata kanë dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministres se Arsimit, Arberie Nagavci.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, njëherit anëtar i këtij komisioni, u shpreh se nga procesi i intervistimit që kanë bërë kanë gjetur mjaft shkelje ligjore lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore për vitin 2023-2024,
“Komisioni Hetimor ka përmbyllur një proces të intervistimit në prani të ekspertëve të emëruar nga ana e mazhorancës dhe opozitës dhe ky proces është përmbyll me një raport final që ka mjaft të gjetura të shkeljeve liigjore dhe ka bazë për hetim të mëtejmë nga Prokuroria lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”, ka theksuar Dreshaj.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati u shpreh se ka mjaft shkelje ligjore dhe bazë të mjaftueshme për vepër penale.
“Është ndikuar edhe në transaksione të ndryshme ku ka mundësi që dikush që jeton jashtë shtetit i ka marrë të hollat e nuk i kanë fëmijët këtu në shkollë, ose ka pasur të atillë që nuk i kanë marrë të hollat fare”, ka thënë Kastrati.
Komisioni Hetimor në përbërje Shemsedin Dreshaj – kryetar, Ardian Kastrati nënkryetar dhe anëtarët Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu e dorezuan lëndën për Nagavcin në Prokurorinë Speciale./rtk
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...