Opozita e legjislaturës së VII duket se nuk po mund ta dërgoj deri në fund një kauzë që e ka nisur.
Bëhet fjalë për kërkesën e partisë së dytë më të madhe opozitare AAK.
Ishte deputeti i saj, Pal Lekaj, që paralajmëroi mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë në të cilën do të diskutohet heqja ose jo e tarifës ndaj Serbisë e paralajmëruar nga kryeministri, Albin Kurti.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se një javë që nga ky paralajmërim nënshkrimet duket se ende nuk janë mbledhur.
Të premten deputet e AAK-së nuk kanë dashur të flasin.
Pal Lekaj, Shkumbin Demaliaj e Rasim Selmanaj, nuk e kanë hapur telefonin, ndërsa arbresh.info ka kontaktuar me zyrën e AAK-së, por që nuk kanë qenë të gatshëm të deklarohen në lidhje me këtë çështje.
Është deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala ai që ka konfirmuar për arbresh.info, se deputetët e kësaj partie i kanë dhënë nënshkrimet e duhura por që nuk kanë informacione për partitë e tjera opozitare.
Shala shton se përmes kësaj seance nuk presin të ndalin mos heqjen e tarifës, por të paktën qytetarët të informohen rreth efekteve dhe kundër efekteve të tarifës.
“Ne edhe si opozitë edhe si parlament nuk mund ta ndalim heqjen e taksës pasi që për këtë vendos Qeveria e Kosovës. Por, ne do të duhet të mbajmë seancë për efektet që i ka tarifa”.
E ndryshe me nënshkrimet qëndron partia më e madhe opozitare PDK-ja.
Zëdhënësi i kësaj partie Bashmir Xhemaj për arbresh.info ka konfirmuar se disa nga deputetët e PDK-së kanë filluar të japin nënshkrimet për këtë seancë, por që sipas tij një pjesë e deputetëve janë jashtë Kosovë.
“Nënshkrimet janë në dhënie e sipër pasi që disa deputete nuk gjenden në Prishtinë dhe ata që janë fizikisht në Prishtinë i kanë dhënë. Pritet që edhe tjerët t’i japin në ditët në vazhdim”.
E derisa partitë opozitare të mblidhen dhe të thërrasin seancën për të diskutuar rreth kësaj teme, ryeministri i ri Albin Kurti pritet të bëjë hapin përfundimtarë.
Të hënën sipas burimeve të arbresh.info brenda Vetëvendosjes, Kurti priet të bëjë publike vendimin për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.
Krejt ky vendim do të vijë pas insistimit të Amerikës thotë po i njëjti burim.
Kujtojmë se tarifa ndaj produkteve serbe ishte vendosur në kohën e qeverisjes së, Ramush Haradainaj dhe si pasoj e këtij vendimi dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë tash e dy vite./V.Selimi/arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...