Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit për Arsim, Projektligjin për Tekstet shkollore e shohin të kontrabanduar

11:07 | 12 Prill 2024
A Z

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, nuk ka arritur ta shqyrtojë Projektligjin pёr Tekste shkollore, për shkak të bojkotit nga opozita.

Sipas tyre, ata nuk do të marrin pjesë në këtë Komision për të shqyrtuar “Ligjin e kontrabanduar”.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, miratoi rendin e ditës me asnjë votë kundër, ndërsa u miratuan amandamentet që janë ndryshuar përgjatë grupit punues.

Ndërsa, nuk u caktua ndonjë datë tjetër për mbledhjen e radhës së Komisionit./eo

 

 

Të ngjashme