Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava i është nënshtruar sot një operimi.
Pas këtij operimi gjendja e tij shëndetësorë është stabile dhe gjithçka ka kaluar mirë, ka shkruar djali i tij në Facebook.
Kjo gjë është bërë e ditur nga djali i tij, Haris Tërnava, i cili edhe ka kërkuar nga të gjithë që kanë mundësi të bëjnë lutje për shëndetin e myftiut Tërnava.
Ky është postimi i Harsi Tërnavës:
“Selam Alejkum.
Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!
Dua t’ju njoftoj se Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, sot i është nënshtruar një operimi. Falë Zotit operimi ka kaluar mirë, dhe gjendja shëndetsore e tij është stabile.
Me këtë rast, si familjar, shprehim mirënjohje ndaj spitalit, mjekëve dhe secilit prej jush që u interesuat për shëndetin e tij!
Me respekt,
HT”, shkroi ndër të tjerash Haris Tërnava.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...