Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vazhdon të jetë kompania ndaj së cilës ka më së shumti ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Vetëm brenda tre muajve në këtë institucion janë dorëzuar 44 ankesa nga operatorët ekonomikë me pretendime për shkelje të Ligjit të prokurimit publik nga KEK-u gjatë procedurave tenderuese, shkruan sot Koha Ditore.
Organizata joqeveritare “Demokraci Plus” në raportin e monitorimit tremujor të OSHP-së, të publikuar të mërkurën, ka theksuar se ankesat për KEK-un nga operatorët ekonomikë kanë qenë të rënda, që nga përshtatja e kritereve, trajtimi i anshëm i ofertave e deri te pengimi i qasjes në dokumente zyrtare dhe anulimi i aktiviteteve të prokurimit në mënyrë të kundërligjshme.
Nga 20 lëndë, sa kishte në shqyrtim OSHP-ja, 14 janë vendosur në favor të KEK-ut, ndërsa 6 në favor të operatorëve ekonomikë ankues. /Arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje