Njësitet e antidrogës të Kosovës kanë realizuar mbrëmë një operacion policorë në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre persona për shitblerje të substancave të ndryshme narkotike, ku gjatë operacionit janë konfiskuar narkotikë në vlerë prej 30 mijë euro.
Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme, përcjell Arbresh.info
“Me datën 13.04.2024 rreth orës 21:30, në funksion të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe gjetjes së dëshmive antidroga e Policisë së Kosovës ka planifikuar dhe realizuar një plan të shpejt taktik ku fillimisht në Rr.”Fehmi Agani” në Prishtinë në një parking është ndaluar i dyshuari i parë me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), i cili është prezantuar me dokument identifikimi të falsifikuar me emër tjetër me iniciale (L.G; data e lindjes:01.06.1992) dokument i lëshuar nga një shtet tjetër dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur 650 euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe dy telefona celular”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në vazhdën e realizimit të operacionit policor në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari i dytë me iniciale N.G; data e lindjes: 14.07.2000, me veturën e tipit Golf 8, ngjyrë e zezë me targa të huaja dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para te gatshme, një telefon celular dhe çelësat e një banese”, thuhet në njoftim.
“Njëkohësisht nga ekipet e antidrogës në teren është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, me iniciale D.G; data e lindjes: 19.07.2000, i cili ndodhej afër një automjeti me ngjyrë të bardhë me targa të lëshuar nga po i njëjti shtet i huaj sikurse automjeti i të dyshuarit të dytë dhe gjate kontrollit të automjetit në derën e saj nga ana e shoferit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gram”, njofton policia.
Lidhur me operacionin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, është proceduar dhe ka vazhduar operacioni i bastisjes dhe kontrollit në Rr.”Fehmi Agani” në banesën e të dyshuarit me iniciale T.T që dyshohet se ka qenë në shfrytëzim nga tre të dyshuarit e lartpërmendur me iniciale.
Gjatë realizimit të kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:
• 19 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram,
• Pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gram
• 19 qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram
• Shtatë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram
• Një cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram
• 24 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram.
• Nëntë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram
• Shtatë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram.
• 47 tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD
• 28 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.
• Një paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram
• 97 copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).
• Një armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator
• Një armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek
• Një llap top ACER
• Një llap top MAC BOOK
• Dy peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla.
• Një paketë me qindra qese të thata për paketim,
• Dy automjete.
• Një motoçikletë.
• Pesë telefona.
Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi tridhje mijë euro (30.000 euro).
“Vlen të potencohet se shumica e substancave narkotikeve të konfiskuar janë droga sintetike me përmbajtje të materieve shumë të rrezikshme të cilat konsiderohen shume të dëmshme për shëndetin e njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësia K9 dhe njësia rajonale e Fornzikës në Prishtinë, për menaxhimin e provave materiale dhe procedurë të mëtejme”, njofton policia.
Tre të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë./Arbresh.info
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...