Operacioni policor “Shpata”, arrestohet edhe serbi i tretë i dyshuar për përpunimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike

18:53 | 4 Prill 2023
E.H

Me datë 12.02.2023, Policia e Kosovës kishte zhvilluar një operacion policor në Mitrovicë të Veriut me emrin e koduar “Shpata”, me qëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike, ku pasi ishin zbuluar tre laboratorë me bimë narkotike, ishin arrestuar dy persona – meshkuj serbë.

Ndërkaq sot, policia njofton se në vazhdën e hetimit të rastit të lart-cekur, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe të dyshuarin e tretë, 55-vjeçarin serb R.K.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme