Operacioni policor në Prishtinë dhe Lipjan – arrestohen dy persona të dyshuar për fajde dhe detyrim

22:32 | 4 Tetor 2023
E.H

Policia e Kosovës sot ka realizuar një operacione policor në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Lipjan, dhe kanë rezultuar me arrestimin e dy personave nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.

Në njoftim thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar një revole, tre telefona mobil, një automjet, 915 euro dhe shënime / evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat penale, shkruan Arbresh.info.

“Pas arrestimit të dy personave të dyshuar me iniciale L.A. dhe S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervsitimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme