Google ADS

Operacioni policor në Gjilan për fajde dhe rrëmbim, Sveçla: Toleranca ndaj kriminaliteteve në shoqëri ka përfunduar

16:03 | 21 Qershor 2024
R J

Në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit, Policia e Kosovës ka realizuar dje dhe sot operacione në luftimin e aktiviteteve kriminale të fajdes dhe detyrimit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar se deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik.

“Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, ai ka ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale./Arbresh.info/

Të ngjashme