Policia e Kosovës kanë arritur të parandalonin një rast të tentim kontrabandës me duhan përmes automjetit të udhëtareve.
Dogana e Kosovës në kuadër të operacionit ndërkombëtar KLADIUS ku janë duke marr pjesë Doganat e Ballkanit perëndimor ka gjetur rezultatet e para në luftën kundër kontrabandës.
Sot njësit e Doganës pjesëmarrëse në operacion kanë ndaluar një automjet që vinte nga republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtareve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme. Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.
Operacioni KLAUDIUS fokusohet në parandalimin e lëvizjeve të mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit Perëndimor përmes intensifikimit të kontrolleve në pikat e kalimit me rrezik të lartë në të gjithë rajonin si dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale ndërmjet administratave doganore.
Ky operacion ndërkombëtar do të zgjat rreth 5 ditë dhe Dogana e Kosovës arriti rezultatet e para./Arbresh.info/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...