Operacioni kundër trafikimit të armëve, Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë

20:59 | 12 Dhjetor 2024
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për realizimin e aksionit të përbashkët që rezultoi me goditjen e një grupi kriminal në kuadër të luftës së përbashkët të trafikimit të armëve.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se ky operacion është shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer të policive tona.

“64 armë zjarri të konfiskuara dhe mbi 20 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të arrestuar është bilanci i këtij operacioni i cili është shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer të policive tona. Vetëm duke bashkëpunuar dhe jo duke përkrahur krimin, vendet tona ecin përpara drejt rajonit stabil e të integruar në BE”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Prokuroria Speciale: Arrestohen gjashtë shtetas kosovarë dhe dy shqiptarë për trafikim me armë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme