Policia e Kosovës dhe Dogana kanë arrestuar një person nën dyshimin se në automjetin e tij me targa vendore janë gjetur dhe konfiskuar drogë e llojit kokainë.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional ” EU4FOCAL-ACTION DAYS” pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H (1987) nga Prishtina në automjetin e tij me targa vendore, është selektuar për kontrollë në vijën e dytë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas selektimit për kontroll më të detajuar, siç bënë të ditur policia, gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit Kokainë, po ashtu është kryer kontrolli trupor i të dyshuarit me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram.
Lidhur me rastin është njoftuar njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzikës të cilët pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 101 gram, Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.82 gram, një (1) telefon mobil, Vetura me targa vendore.”, bën të ditur policia, raporton Arbresh.info.
Pas njoftimit të prokurorit të shtetit, sipas njoftimit, janë pranuar udhëzime që të bëhet bastisje tek shtëpia e të dyshuarit me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë siç janë: Tri (3) peshore digjitale dhe tri pako me foli.
Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga prokurori kujdestar i dyshuar është ndaluar për 48 ore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. /Arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...