Operacioni i antidrogës në Prishtinë i koduar me emrin “Golfi” kanë arritur që sot të arrestojnë edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.
Të dyshuarit, G.M dhe Sh.M ndodheshin në arrati që nga data 13.01.2024.
“Gjatë një operacioni taktik sot rreth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes”, thuhet në njoftim.
Në lokacionin/shtëpinë në të cilën ishin duke u strehuar të dyshuarit janë gjetur dëshmi/prova relevante si në vijim: një revole me një karikator dhe 16 fishek, tre karikator të armës AK-47, një lidhëse e Trombllonit, dy pajisje për pastrim të armës, si dhe një qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhan me peshë 6.4 gramë.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se pas një hetimi disa mujor, me 13 janar 2024 Policia e Kosovës konkretisht hetues policor të antidrogës kanë realizuar në Prishtinë operacionin policor të koduar “Golfi”, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave (gjithsej katër të arrestuar) dhe sekuestrimin e sasive të drogës dhe dëshmive të tjera./Arbresh.info
Lexo edhe:
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...