Operacioni “Goditja”, policia për 1 javë arrestoi 96 persona e konfiskoi 37 armë

22:05 | 15 Gusht 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar 96 persona, ku 27 prej tyre janë me urdhër-arreste nga gjykata.

Në njoftimin e policisë thuhet se këto arrestime janë bërë gjatë realizimit të urdhrit operativ “Goditja” nga 8 gushti deri më 14 gusht.

“Gjatë kësaj kohe, janë shënuar aktivitetet si në vijim: Janë realizuar 2997 Pika Kontrolli për Automjete, 970 prej tyre me radarë dhe alkool-test, janë kontrolluar 16916 automjete, janë kontrolluar 270 lokale, janë arrestuar 96 persona, prej tyre 27 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 37 armë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se policia do të vazhdojnë që të kryejnë detyrat e parapara me qëllim që rastet kriminale të parandalohen dhe të zvogëlohen sa më shumë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme