Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, janë duke mbajtur konferencë për media lidhur me një operacion policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë.
Sipas Reshat Murseli, Drejtoria e Hetimit dhe Trafikimit pë Narkotikë, gjatë këtij aksioni janë kapur mbi 75 kg marihuanë.
“Në ndjekje e sipër policia ka arritur ta kapë të dyshuarin, i cili i ka sulmuar fizikisht policët duke u munduar t’i shmangë. Pas kontrollit të veturës janë gjetur 20 kg marihuanë në bagazh. Gjatë bastisjes në shtëpi në Mitrovicë nuk është gjetur asgjë, pastaj policia është nisur në shtëpinë e të dyshuarit të dytë, ku u gjet 55 kilogramë me marihuanë, 193 fishekë, fotrolle e revoles, vetura, gjashte telefona, 1500 euro para dhe 2700 dinare të Serbisë. Në Prishtinë janë kapur edhe dy persona, të cilët dyshohen se iu ka caktuar masa e ndalimit prej 24 orë, në Ferizaj është arrestuar i dyshuari i pestë. Droga dyshohet të ketë qenë nga vendet fqinje dhe ka pasur synim Evropën“. /arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...